Teofimo Lopez, kampioni më i ri i katërfishtë botëror në kategorinë e lehtë

Teofimo Lopez Jr. e ka forcuar pozitën e tij në boks duke u bërë kampioni më i ri i katërfishtë në histori të këtij sporti.

23-vjeari nga Brooklyni e mposhti Vasyl Lomachenkon, medalist i artë i dyfishtë dhe kampion në tri kategori nga Ukraina, me vendim unanim në meçin e zhvilluar në Las Vegas.

Në këtë mënyrë, Teofimo tash mban katër tituj kampioni në kategorinë e peshave të lehta.

Dueli shkoi deri në 12 raunde të vështira në ‘MGM Grand Conference Center’, ndërsa në fund triumfues doli Lopez.

Boksieri i ri i ka rënë në sy edhe legjendës Mike Tyson, i cili ka reaguar në Twitter duke thënë se Teofimo është njeriu që tash e tutje duhet mposhtur.

Ai është kampion i unifikuar i botës në kategorinë e peshave të lehta, meqë e ka mbajtur titullin IBF që nga viti 2019, kurse këtë vit është shpallur kampion i titujve WBA (Super), WBO, WBC dhe revistës Ring. 

Ngjarja paraprake

Turqia neutralizon 3 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ngjarja e ardhëshme

Kontestet me Bullgarinë, GRUBI: Historia nuk guxon të mbaj peng të ardhmen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian