tentuan te dilnin nga shqiperia me pasaporta greke te falsifikuara arrestohen dy shtetas turq 65f1928500c62

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq

March 13, 2024
1 minut lexim

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.

Sekuestrohen pasaportat false dhe biletat e udhëtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këto dy raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit turq:

38 vjeç dhe 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MARKETING

RENT A CAR

xhaferi shljivancanin integrimi i rmv se dhe malit te zi ne be eshte i rendesishem per rajonin dhe evropen 65f1902b05b0a
Story i mëparshëm

Xhaferi – Shljivançanin: Integrimi i RMV-së dhe Malit të Zi në BE është i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën

ushtria ruse ka humbur 980 trupa ne 24 oret e fundit 65f192bf81888
Story i radhës

Ushtria ruse ka humbur 980 trupa në 24 orët e fundit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë