Tentoi të vidhte një automjet në Lushnjë, arrestohet durrsaku 28 vjeçar

Policia ka vënë nën pranga ‘skifterin’ durrsak, duke parandaluar në kohë një vjedhje të mundshme në Lushnjë.

Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Kështu, policia bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.Rr.

I arrestuari është shtetasi Erixhan Shatrolli, 28 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

SHBA fut në listë të zezë pesë operativë të Al Kaidës

Ngjarja e ardhëshme

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës në basketboll pas xhiros së parë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian