Tentoi të qëllonte kundërshtarin, shoqërohet në polici

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito është shoqëruar në polici pas një ndeshje në Argjentinë.

Milito, trajneri i Argentions Junior është “tradhtuar” nga nervat në fundin e sfidës së vlefshme për javën e gjashtë në kampionatin argjentinas (Liga Profesional) në transfertën e Central Cordoba.

Në minutën e 38-të të takimit, ish-mbrojtësi i Argjentinës u ndëshkua me kartonin e kuq, pasi protestoi ashpër vendimin e kryesorit të sfidës, Truço.

Në tunelin e stadiumit 41-vjeçari ka tentuar të godasë zëvendëstrajnerin kundërshtar, Facundo Gareca, ndihmësi i Rondina-s.

Milito është shoqëruar në stacionin më të afërt të policisë, ku ka qëndruar për disa minuta duke sqaruar gjithçka dhe më pas është lënë i lirë për t’u rikthyer me bashkë me skuadrën në Buenos Aires.

Argentino Juniors, skuadra e Gabriel Milito-s triumfoi në fund me rezultatin 1-2, ndërsa argjentinasi është në krye të kësaj skuadre që nga janari i vitit të kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski e quan psikopat Apasievin: Është jonjerëzore të më shash varrin e nënës së ndjerë, kjo nuk falet

Story i radhës

Scholz: Ukrainës mund t’i garantojmë siguri, por jo si vend anëtar i NATO-s

Të fundit nga