tentoi te largohej nga shqiperia kapet 56 vjecari i denuar me burg 66c1d17f37279

Tentoi të largohej nga Shqipëria, kapet 56-vjeçari i dënuar me burg

August 18, 2024
1 minut lexim

Një 56-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Kakavijë, në përpjekje për të dalë nga Shqipëria.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare.

Gjykata e Tiranës në 2021 e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të lartë të sezonit turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

MARKETING

RENT A CAR

ja kur pritet te leshohen parate nga tvsh ja ime per tremujorin e dyte 66c1ceef6f334
Story i mëparshëm

Ja kur pritet të lëshohen paratë nga “TVSH-ja ime” për tremujorin e dytë

helikopteri rus ulet prane bazes ushtarake ne amerike burra te dyshimte zbresin e fshihen ne pyll 66c1d62fed0b9
Story i radhës

Helikopteri rus ulet pranë bazës ushtarake në Amerikë, burra të dyshimtë zbresin e fshihen në pyll

Të fundit nga

ShkoLartë