tensionet me psg ne al hilal i gatshem ta mbuloje me ar mbappe ne 64bccd56d220b

Tensionet me PSG-në, Al-Hilal i gatshëm ta mbulojë me ar Mbappe-në

July 23, 2023
1 minut lexim

Merkato e verës vazhdon të dominohet nga Arabia Saudite, klubet e së cilës po bindin disa lojtarë të mëdhenj që të largohen nga futbolli europian.

I pari që nisi serinë e transferimeve në Arabi ishte Cristiano Ronaldo, i cili së shpejti mund të ketë një rival për rolin e yllit në kampionatin saudit.

Sipas raportimeve të medieve franceze, Kylian Mbappe është gjithnjë e më larg klubit të Paris Saint-Germain.

Al-Hilal synon afrimin e yllit francez dhe klubi arab është i gatshëm ta mbulojë në ar për ta bindur të firmosë.

Klubi saudit ka marrë tashmë një përgjigje negative nga Lionel Messi, me argjentinasin që preferoi Inter Miami në vend të ofertës arabe.

Synimi këtë herë është mbyllja e merkatos me këtë transferim, me qëllimin për ta bërë Mbappe-në lojtarin “alfa” të kampionatit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sulmi rus gjate nates ne odesa te ukraines vret nje person dhe plagos 18 te tjere 64bccbb6025ea
Story i mëparshëm

Sulmi rus gjatë natës në Odesa të Ukrainës vret një person dhe plagos 18 të tjerë

afrona dika po behet nene per here te pare publikon foto me barkun e rrumbullakosur 64bcd11cb63e0
Story i radhës

Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë