Tensionet e përtëritura Ukrainë-Rusi po nxisin një frymë të re në NATO

Ishte nëntor 2019, kur presidenti francez Emanuel Macron  e cilësoi  NATO-n, si një organizatë që kishte marrë fund gjatë një intervistë. Madje në vitin 2017,vetë Trump tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e  “vjetëruar”.

Më pas, në verën e vitit 2021, në vazhdën e ngjarjeve në Afganistan (tërheqja e amerikanëve dhe rikthimi i talebanëve në pushtet), shumica e kanë quajtur situatën një dështim të Amerikës por edhe të NATO-s.

Megjithatë, vetëm pak muaj më vonë, në vitin 2022 dhe me Ukrainën në prag të një lufte kërcënuese me Rusinë  NATO duket se po fiton përsëri terren. Kriza aktuale, në sfondin e Ukrainës (e mbështetur nga perëndimi, por jo-NATO), ka nxjerrë në pah, ndër të tjera, tre elementë kyç:

-Këmbëngulja e Rusisë në testimin e kufijve dhe reflekseve të NATO-s duke përqendruar trupat ruse pranë kufirit me Ukrainën

-Mosmarrëveshjet që ekzistojnë ende brenda kampit perëndimor mbi agresionin rus (mosmarrëveshje që janë pranuar publikisht nga vetë presidenti amerikan Joe Biden )

-Dhe vendosmëria me të cilën shumë anëtarë të NATO-s, veçanërisht në krahun lindor (shtetet baltike, Polonia, Rumania), janë të gatshëm të ndërtojnë barriera ndaj asaj që ata e shohin si revizionizëm rus, por jo ndaj BE-së apo Shteteve të Bashkuara.

“Akumulimi i forcave ushtarake rreth Ukrainës i ka dhënë aleancës një qëllim të ri” sipas Financial Times , duke shtuar se NATO ishte “rikthyer në jetë”. Dhe jo vetëm në “jetë”, por në misionin e saj origjinal: atë të aleancës për të ndaluar një sulm të mundshëm nga Moska.

“Që nga fillimi i grumbullimit të trupave ruse rreth Ukrainës në nëntor, Franca ka thënë se është e gatshme të dërgojë trupa në Rumani, Spanja ka dërguar një fregatë në Detin e Zi, Holanda ka premtuar dy anije  F- 35 në Bullgari ndërsa ka dërguar njësitë ushtarakë në kufi, dhe SHBA-ja deklaroi se do të dislokonte 3,000 trupa për të forcuar mbrojtjen e NATO-s në Europë”.

“Vendimi i Vladimir Putin për të vendosur më shumë se 106,000 trupa në kufirin me Ukrainën, së bashku me kërkesat ruse për mos-anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, e bëri të qartë vlerën e unitetit dhe aftësinë unike të NATO-s për t’iu përgjigjur kolektivisht ndaj Moskës jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht”.

NATO, e formuar pas Luftës së Dytë Botërore si një aleancë transatlantike e sigurisë, ishte në vijën e parë të mbrojtjes së Europës Perëndimore gjatë tensioneve me Bashkimin Sovjetik dhe Paktit të Varshavës.

Roli i organizatës u bë më pak i përcaktuar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe, ndërsa ajo kërkonte të gjente një qëllim të ri, përfshirja e saj në luftërat e viteve 1990 në Jugosllavi u shoqërua nga kritika të shumta nga brenda radhëve të saj. Aleanca u përfshi në luftën në Afganistan në 2003 dhe udhëhoqi një sërë misionesh.  Përfshirja në luftën civile të Libisë në vitin 2011 krijoi gjithashtu ndarje të thella midis anëtarëve.

Gjatë viteve të fundit,  Joe Biden dhe Macron kanë nxitur thirrjet, që BE-ja të marrë një rol më të rëndësishëm në mbrojtjen e Europës. Megjithatë, vendimi i Vladimir Putin për të vendosur më shumë se 106,000 trupa në kufirin me Ukrainën, krahas kërkesave duke përfshirë ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, e ka bërë të qartë vlerën e unitetit dhe aftësinë unike të organizatës për t’iu përgjigjur kolektivisht Moskës, sipas zyrtarëve.

“Ky është një moment mahnitës për aleancën,” tha Julianne Smith, përfaqësuese e e SHBA-së në NATO.

2022 viti vendimtar

Megjithatë, duhet të theksojmë se pavarësisht nga zhvillimet në Ukrainë, 2022 do të jetë një vit i rëndësishëm për NATO-n pasi brenda vitit aktual Aleanca do të prezantojë strategjinë e saj të re për dekadën e ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjurmëve të një shkrimi

Story i radhës

Aleksia tregon si reagoi mistri, kur ajo pranoi për herë të parë lidhjen me Romeo Veshajn

Të fundit nga