Tender në vlerë afro një milion euro, komuna në Vushtrri paguan 82 euro e gjysmë metrin katror të drunjve

1 minut lexim

Komuna e Vushtrrisë ka realizuar një tender në vlerë prej afro një milion eurosh, ku metrin katror të furnizimit për shkolla e ka blerë për 82.5 euro.

Kështu të paktën po thotë LDK’ja në Vushtrri. Kryetari i degës në këtë komunë, Xhafer Tahiri, ka dalë me një reagim publik për këtë.

Tahiri ka realizuar një video që dëshmon se metri i drunjve, bashkë me shërbimin e sharritjes së tyre, kushton 45-50 euro.

“Komuna e Vushtrrisë ka kontraktuar furnizimin me dru për shkolla për një vlerë prej 82.5 euro për metër katror, (tenderi në vlerë 940,500.00€) ndërkohë që sot në pazarin e Vushtrrisë, çmimi i drunjve ishte mes 45-50 euro, përfshirë sharrimin. Vushtrria meriton më mire”, ka deklaruar Tahiri. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në Mulhouse, një i vdekur dhe një i plagosur

Story i radhës

Nga shitja e Olmos te Barcelona nuk përfiton vetëm RB Leipzigu

Të fundit nga