“Tempulli 3″/ Shisnin drogë nëpër lagje të Tiranës, arrestohen dy të rinj

1 minut lexim

Dy 30 vjeçarë janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli 3”.

Njëri prej tyre u ndalua në Laprakë me një automjet tip “Audi”, ku iu gjetën sasi kanabisi. Ndërsa i riu tjetër u kap në afërsi të Kodrës së Diellit, të cilit iu gjet gjithashtu kanabis.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.

Story i mëparshëm

Durmishi: Po presim raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit

Story i radhës

​Kalifornia Jugore është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë

Të fundit nga