temperaturat javen e ardhshme mund te shkojne deri ne 40 grade celsius 64bcff431a52f

Temperaturat javën e ardhshme mund të shkojnë deri në 40 gradë celsius

July 23, 2023
1 minut lexim

Temperaturat në fillimin e javës së ardhshme mund të shkojnë deri në 40 gradë celsius, në disa vende në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather, deri të enjten temperaturat mesatare në vendin tonë pritet të luhaten mes 17 dhe 38 gradë Celsius.

Megjithatë, ato pritet të zbresin nga e enjtja.

“Java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.  Temperaturat të martën mund të arrinë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C. Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C, ditën e enjte. Të mërkurën më vonë pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte.  Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell”, njoftohet nga Prishtina Ëeather.

Rekomandohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16, qytetarët t’i ikin kontaktit me rreze të diellit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nga vlora ne sarande bllokohen 30 mjete lundruese gjobat shkojne deri ne 100 mije leke te rinj 64bcff0a8cb2b
Story i mëparshëm

Nga Vlora në Sarandë, bllokohen 30 mjete lundruese, gjobat shkojnë deri në 100 mijë lekë të rinj

pamje te arrestimit te fansit te dyshimte ne koncertin e rita ores 64bd007199b37
Story i radhës

Pamje të arrestimit të fansit të dyshimtë në koncertin e Rita Orës

Të fundit nga

ShkoLartë