temperaturat e mengjesit kudo mbi zero pervec ne berove me 1 grade 677e39ae61c26

Temperaturat e mëngjesit kudo mbi zero, përveç në Berovë me -1 gradë

January 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Temperaturë nën zero mëngjesin e sotëm është matur vetëm në Berovë, -1 gradë.

Siç kumtoi DPHM-ja, në orën 8:30 janë matur 2 gradë në Kodrën e Diellit, në Kriva Pallankë dhe Shtip, 3 gradë në Strumicë, Kavadar, Veles, Kumanovë, Lazaropole dhe Vinicë, 4 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep dhe Hanet e Mavrovës, 5 në Manastir dhe Krushevë, 8 gradë në Gjevgjeli, Demir Kapi dhe Pretor dhe 9 gradë në Ohër dhe Dibër.

Në Hanet e Mavrovës dhe Pozharanë në 24 orët e fundit është matur 1 litër sediment ujor për metër katror. Shtresë dëbore ka në Kodrën e Diellit (42 centimetra), në Hanet e Mavrovës 32 centimetra dhe në Krushevë 7 centimetra.

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm moti është i ndryshueshëm me vranësira, nëpër lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës. DPHM kumtoi se në Tetovë dukshmëria horizontale është e kufizuar në 500 metra dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtim jugor. Në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 15 gradë.

Në Shkup kryesisht me vranësira dhe qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

driloni paralajmeron xuxin mos shfrytezo momente me me preke 677e34c447ccd
Story i mëparshëm

Driloni paralajmëron Xuxin: Mos shfrytëzo momente me më prekë

shiste doza kokaine ne kryeqytet arrestohet i riu kishte fshehur lenden narkotike ne fuci dhe 677e3e5d8d964
Story i radhës

Shiste doza kokaine në kryeqytet, arrestohet i riu! Kishte fshehur lëndën narkotike në fuçi dhe…

Të fundit nga

ShkoLartë