Temperatura për plazh në mars, njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në orët e mesditë një pjesë e mirë e Shqipërisë parashikohet të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Vranësira të pakta pritet të ketë në shtrirjen Lindore.  

Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare herë pas here do të shfaqen dhe në qytetet e zonës së ulët. Por përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë intervalet e gjata me kthjellime edhe në pjesën e dytë të ditës së diel.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Më ka këput malli”/ Luizi shpërthen në lot pas surprizës së papritur

Story i radhës

Putini ka planifikuar një udhëtim në një vend që është i detyruar të zbatojë një urdhër-arresti

Të fundit nga