Televizioni izraelit: Izraeli po negocion me vendet arabe për të formuar një aleancë mbrojtjeje

Izraeli po negocion me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin për të formuar një aleancë katërpalëshe të mbrojtjes, tha një televizion izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali I24News raportoi se Izraeli ka nisur bisedimet me Arabinë Saudite, EBA-në dhe Bahreinin për të krijuar një mbrojtje katërpalëshe kundër “kërcënimit iranian në rritje në rajon”.

Një zyrtar izraelit, i cili ka folur për kanalin dhe ka kërkuar të mbetet anonim, nuk ka dashur ta komentojnë lajmin, por ka thënë se administrata e Tel Avivit po punon për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet arabe.

Asnjë detaj nuk u dha mbi atë se si Izraeli po i zhvillon negociatat me Arabinë Saudite, me të cilën nuk ka marrëdhënie diplomatike sikurse me EBA-në dhe Bahreinin, me të cilët i normalizoi raportet vitin e kaluar.

Lajmi se Izraeli po negocion me Arabinë Saudite, EBA-në dhe Bahreinin për të krijuar një aleancë mbrojtëse katërpalëshe vjen pasi administrata e Presidentit të SHBA-së Joe Biden sinjalizoi një kthim në marrëveshjen bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, nga e cila ish-presidenti Donald Trump u tërhoq në vitin 2018.

Izraeli nënshkroi një marrëveshje me EBA-në dhe Bahreinin për të normalizuar marrëdhëniet nëpërmjet një ceremonie të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020.



. .

Ngjarja paraprake

VMRO-ja, akuza për partizimin e regjistrimit

Ngjarja e ardhëshme

George Clooney mori qenin në audicion për t’u pranuar si aktor në një film

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian