Telekomi i Serbisë hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut

Siç raporton portali “360 stepeni”, sekretari i përgjithshëm i “Telekom Serbia”, Vlladimir Luçiq bëri të ditur se kompania që udhëheq ai do të zgjerojë biznesin në Maqedoninë e Veriut.

Në deklaratë për “Tanjug”, Luçiq thotë se sot ka filluar themelimi i firmës “Telekom Serbia” në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në tregun e Maqedonisë do të përfaqësohen me emrin “Mtel”.

Luçiq thekson se “Mtel” do të fillojë me punë për një muaj dhe në fillim oferta do të jetë vetëm televizor satelitor, ndërsa deri në fund të këtij viti, përdoruesve potencial do t’u mundësohet edhe telefoni mobile dhe internet optik.

“Për ne janë shumë të rëndësishme vendimet që janë miratuar në Forumin Ekonomik në Shkup. Ne jemi kompani që dëshiron të jetë lidere në rajon dhe kemi plan që përveç Maqedonisë së Veriut të zgjerohemi edhe në tregun e Shqipërisë”, tha Luçiq.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

U kritikua për zërin, Melisa u përgjigjet

Ngjarja e ardhëshme

“Mos u dorëzo bisha”, Ballist Morina e mbështet Sali Berishën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian