Telekomi e lansoi rrjetin e parë komercial 5G në Maqedoninë e Veriut

Telekomi i Maqedonisë së Veriut e lansoi rrjetin e parë komercial 5G në vend, duke mundësuar kështu përdorimin e shërbimeve 5G paralelisht dhe në kombinim me 4G, falë teknologjisë së avancuar për përdorim dinamik të radiofrekuencave ekzistuese.

Përgatitjet për futjen e teknologjisë 5G filluan në vitin 2018 me demonstrimin e parë laboratorik të 5G dhe në vitin 2019 Telekomi e vendosi rrjetin e parë të testimit, përmes të cilit u arrit shpejtësia e transferimit të të dhënave prej 1 Gbps, dhjetë herë më e lartë se 4G.

Makedonski Telekom është në jehonën e implementimit të radio rrjetit të ri qasës 5G dhe për gjysmë viti ka arritur të sigurojë mbulim me sinjal 5G në 15 qytete dhe rrethinë: Shtip, Veles, Kavadar, Negotinë, Sveti Nikollë, Manastir, Prilep, Krushevë , Ohër, Strugë, Resnjë, Strumicë, Radovish, Gjevgjeli dhe Dojran.

Implementimi i 5G në Shkup dhe rrethinë filloi këtë muaj dhe deri në maj, të gjithë përdoruesit nga kryeqyteti dhe rajoni më i gjerë i Shkupit do të kenë qasje në shërbimet 5G. Deri në fund të tetorit 2022, 26 qytete në Maqedoni do të mbulohen me pajisje të gjeneratës së fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-kryetari i Gjykatës Penale doli nga Shutka

Story i radhës

RMV/ Nesër nis skriningu Kovid 19 në shkollat fillore

Të fundit nga