Telefonët Samsung do të marrin 4 vite përditësime

Samsung do të ofrojë përditësime sigurie për smartfonët Android për 4 vite. Më përpara Samsung kishte premtuar 2 vite përditësime sigurie.

Premtimi për 4 vite përditësime do të aplikohet për të gjithë smartfonët dhe tabletët e lançuar pas 2019-ës si seritë Galaxy S10 dhe disa modele të vjetra Galaxy Tab.

Por Samsung nuk do të aplikojë këtë politikë për smartfonët e segmentit të lartë por edhe për modelet fillestare si Galaxy A10e.

Lajmi vjen si pjesë e një marrëveshjeje mes Qualcomm dhe Google për të siguruar katër vite përditësime për smartfonët me procesorë Snapdragon, edhe pse duhej të ishte aplikuar për modelet e reja. Samsung gjithashtu nuk flet për modelet e smartfonëve me procesorët Exynos.

Është një lëvizje e rrallë në botën Android ku është e zakonshme që smartfonët pas 2 apo maksimumi 3 vite humbasin përditësimet. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Në Turqi arrestohet një shtetase franceze, anëtare e DEASH-it e kërkuar me buletin të kuq

Ngjarja e ardhëshme

Getinjo gjobitet nga Policia e Kosovës

të fundit nga