Telefonët dhe pajisjet Android rrezikojnë rritje të çmimeve

Dizajneri Britanik i çipeve ARM ka planifikuar të rrisë çmimet e dizajnëve të çipeve, duke çuar potencialisht në çmime më të larta për telefonët dhe pajisjet e tjera Android.

Sipas një raporti të Financial Times, ARM po përpiqet të implementojë një model të ri çmimi për dizajnët e çipeve përpara IPO-së.

Nën modelin në fuqi, prodhuesit e çipeve si Qualcomm dhe MediaTek i paguajnë ARM një tarifë licencimi dhe një pagesë bazuar në çmimin e shitjes të secilit çip tek kompanitë e prodhimit të smartfonëve.

Modeli i ri do të kërkojë që prodhuesit e pajisjeve ti paguajnë ARM një tarifë bazuar në çmimin e shitjes së secilës pajisje. Prodhuesit e çipeve mund të shesin çipet e tyre vetëm tek prodhuesit e smartfonëve që pranojnë modelin e ri.

Ky model pritet të rrisë në mënyrë të ndjeshme të ardhurat që ARM gjeneron nga çipet. Shifrat e publikuara nga Financial Times sugjerojnë se kostoja mesatare e një çipi të Qualcomm është 40 dollarë për të cilin ARM merr një tarifë mes 1-2 përqind.

Ndërsa çmimi mesatar i një smartfoni është 335 dollarë. Edhe pse ARM do të marrë të njëjtin nivel tarife, edhe një pagesë 0.1 përqind do të rriste konsiderueshëm të ardhurat që merr aktualisht nga Qualcomm.

Çipet e Qualcomm gjenden në brendësi të shumicës së smartfonëve Premium Android.

Marrëveshja e re e licencimit nuk do të prekë Apple duke qenë se dizajnon vetë çipet e saj bazuar në dizajnët e ARM dhe do të ketë një marrëveshje tjetër licencimi me kompaninë.

Por rritja e kostove për prodhuesit e smartfonëve Android me shumë gjasa do të kalojë tek konsumatori fundor. Sistemi i ri i licencimit të ARM pritet të hyjë në fuqi në 2024. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

“Aleanca e Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore, ka afruar Ballkanin me njëri-tjetrin”

Story i radhës

“30 ditë agjërim ushqimor, por edhe për raportet intime,” sqaron besimtarja

Të fundit nga