Telefonata Biden-Putin, Robert Papa: Lufta është e pashmangshme, urdhri për pushtim është dhënë

February 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike ditën e sotme ku në fokus të saj ka qenë kriza Rusi-Ukrainë. Lidhur me këtë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV analisti Robert Papa deklaroi se flitet për një urdhër të dhënë nga Putin për pushtim.

Ai tha se aktualisht është krijuar një mjedis sikur duket se lufta është e pashmangshme, por siç ai shprehet Putin nuk duhet të harrojë se Rusia nuk është më Bashkimi Sovjetik dhe se pajisjet e tij ushtarake janë të vjetra.

Robert Papa: Është lajmëruar për sot një bisedë telefonike e presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin. Cilat janë të rejat?

Biseda ka zgjatur 62 minuta s’ka qenë e lehtë të binin dakord dhe Blinken ka organizuar bisedën. Urdhri për pushtim nga Putin thuhet se është dhënë dhe ka një mjedis sikur lufta është e pashmangshme. Duket se Putin do të orvatet të bëjë atë që ka bërë në Krime, por lufta e sotme nuk është si ajo e disa dekadave më parë dhe Putin harron se nuk është komunist dhe nuk është bashkimi sovjetik Rusia. Ai kërkon të tregojë se është i fortë por siç thonë amerikanët pajisjet e tij ushtarake janë të vjetra nuk është ai pushtet që ka qenë dikur. Por çdo luftë është e dëmshme. Është vërtet problematike dhe duket se ai do të ndërhyjë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV/ Nënat vetëushqyese: Asnjë ndihmë nga shteti

Story i radhës

Aktualitetet e fundit të politikës së jashtme, Osmani në brifing me gazetarët

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë