Teleferiku i Vodnos javën e kaluar është shfrytëzuar nga mbi 3000 qytetarë

Në periudhën nga 27 janari deri më 3 shkurt, për transport me teleferik nga mesi deri në maje të Vodnos ka pasur interes nga 3.323 qytetarë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës (29 dhe 30 janar) Vodnon e kanë vizituar dhe kanë shfrytëzuar teleferikun 2.260 qytetarë, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tre linjat e autobusëve që shkojnë në Vodnon e Mesme janë sërish në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën nëntor-mars, teleferiku funksionon çdo ditë, përveç të hënës dhe çdo të martë të fundit të muajit nga ora 10:00 deri në 17:00, për shkak të servisit të rregullt.

“Protokollet e mbrojtjes nga Covid 19 janë të vlefshme për hipjen në teleferik, në kabinë lejohet transporti i maksimumit katër personave, të cilët janë të detyruar të mbajnë maskë. Pasagjerët maten për temperaturën dhe dezinfektohen përpara se të hyjnë në kabinë. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë”, thonë zyrtarët e qytetit.

Qytetarët lejohen të përdorin edhe dy transportues për mbajtjen e kafshës shtëpiake (qen me lartësi të vogël/mesatare), si dhe lejohet mbajtja e një qeni shoqërues të personave me aftësi të kufizuar.

Ka tre linja autobusësh për në Vodnon e Mesme – numri 25 (Qendra e Transportit – Vodnon e Mesme) qarkullon çdo ditë përveç të hënës, si dhe numrat 25A (Automakedonija – Vodnon e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodnon e Mesme) që qarkullojnë vetëm gjatë fundjavave dhe festTeleferikuat publike. Të tria linjat janë falas për qytetarët gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndalohet krimineli në Shkup, i kërkuar me urdhër

Story i radhës

Joseph: Vizita e Escobarit dhe Lajçakut, mesazh për partneritetin midis BE-së dhe SHBA-së

Të fundit nga