tekstet shkollore nagavci nga java e ardhshme do te filloje transferi i mjeteve per ata qe kane aplikuar 66c0c2b427bff

Tekstet shkollore, Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar

August 17, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar për subvencionimin për tekstet shkollore.

Ajo tha se deri më tani numri i aplikuesve ka rritur në 121,200.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur prindër dhe nxënës, Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

MARKETING

RENT A CAR

me thuaj shenjen e horoskopit te te them se cfare prind je 66c0c1c33956b
Story i mëparshëm

Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them se çfarë prind je

tirane humb jeten 28 vjecari u vetevar ne banesen e tij 66c0c6389a99a
Story i radhës

Tiranë/ Humb jetën 28-vjeçari, u vetëvar në banesën e tij

Të fundit nga

ShkoLartë