Teknologjia vë në skenë Pelen dhe Maradonën në “natën e yjeve”

Lionel Messi ishte i nderuari i madh në “Natën e Yjeve” që bëri CONMEBOL në Paraguaj për të nderuar Messin me një statujë në të cilën argjentinasi mbante në duar Kupën e Botës.

Momenti më emocionues i mbrëmjes nuk ishte statuja, por mesazhet nga Maradona dhe Pele.

Në këtë event magjik, ishte përdorur teknologjia holografike për të “ringjallur” Maradonën me Pelen, të cilët patën një mesazh për Messin.

Zëri i përdorur është i vërteti prej tyre, dhe teknologjia bashkoi deklaratat që ata të dy thanë për Messin disa vite më parë, për t’i sjellë në jetë në eventin madhështor.

“Ndihem shumë krenar sepse janë pak a shumë tre breza që më shoqërojnë. Maradona dhe Messi janë lojtarë që dinë të luajnë, kënaqësi t’i shoh ata në fushë”, thuhej nga hologrami i Pele.

Më pas ishte radha e Maradonës i cili gjithmonë mbronte Messin.

“Për mua, ai është një lojtar i madh. Tifozëve argjentinas i pëlqejnë lojtarët e mëdhenj dhe Leo e ka treguar këtë gjë më së miri. Të Dua shumë. Lëri të tjerët të flasin, ti do të jesh gjithmonë më i miri i historisë. Argëtohu, të dua shumë Leo”, ishte mesazhi i Maradonës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokuroria hap lëndë për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10D

Story i radhës

Pas informacioneve në media, Prokuroria hapi lëndë gjyqësore për ndërtimin e autostradave

Të fundit nga