Teheran, një i plagosur nga shpërthimi në një stacion karburanti

Të paktën një person është plagosur në një shpërthim në një stacion karburanti në kryeqytetin iranian Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një cisternë karburanti mori flakë përderisa shkarkonte ngarkesën e saj në një stacion në rrugën Perouzi të Teheranit”, tha për televizionin shtetëror Jalal al-Maliki, një zëdhënës i departamentit të zjarrit.

Ai tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe se të plagosurit u transferuan në një spital.



. .

Ngjarja paraprake

Masakra e Krushës/ Basha justifikohet dhe flet për rekorde infeksioni

Ngjarja e ardhëshme

“Ibrahimovic si Gullit dhe Van Basten”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian