Tebas: Duhen 490 milionë euro për të përfunduar sezonin

Kjo ka qenë deklarata e numrit 1 të La Liga-s, Javier Tbeas, i ftuar në Marca Sport weekend.

Tebas ka folur për futbollin post pandmisë dhe ka nënvizuar problemet ekonomike të disa klubeve.

“Ka klube të cilëve u mungojnë 100 milionë euro. Po punojmë për të parë si ta zgjidhim këtë problem. Valencia nuk është më në Champions League, për shembull, dhe e kritikojnë se shet lojtarët, por është e detyruar”, ka thënë Tebas.

“Barcelona duhet të ulë rrogat e lojtarëve për ta mbyllur sezonin. Nuk ka zgjedhje tjetër”.

Tebas ka shpjeguar se nëse kampionati spanjoll nuk do të kishte rifilluar në korrik, humbjet do të kishin qenë më të mëdha:

“Po të mos e kishim mbyllur sezonin, tani problemi ekonomik për klubet do të kishte qenë më keq pa të ardhurat nga të drejtat televizive, me humbje prej 800-900 milionë eurosh”.

Ngjarja paraprake

“Kjo është dita ime e lirisë, faleminderit Zot”, moderatorja rrëfen betejën 16-ditore me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

​Shitet në ankand një këpucë e mbretëreshës Mari Antuanetës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian