Të shtëna në një pijetore në Britani, policia në kërkim të të dyshuarit

Policia është në kërkim të një personi të armatosur pasi një grua u qëllua për vdekje në një pijetore në Merseyside të Britanisë së Madhe në prag të Krishtlindjeve.

Tre burra të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor pasi kanë pësuar lëndime, të shtunën.

Një numër i personave të tjerë u plagosën gjithashtu, shtoi policia.

Oficerët po bëjnë apel për informacione pasi personi i armatosur u largua me një automjet të errët, që besohet të jetë një Mercedes.

Policia e Merseyside tha se gruaja vdiq pasi u dërgua me urgjencë në spital pas të shtënave.

Në një deklaratë, të lëshuar nga  pijetorja “The Lighthouse” thanë se janë të tronditur nga ngjarja që e cilësuan si një tragjedi, shkruan BBC.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasami: Zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime Kushtetuese

Story i radhës

Emergjenca klimatike është një garë që po e humbin, por është një garë që mund ta fitojmë!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish