Të rinjtë kërkojnë ndryshim, 90% e tyre duan të largohen: Duam një të ardhme më të mirë

Më shumë se gjysma e të rinjve do të marrin pjesë në zgjedhjet  e 25 prillit me shpresën se vota e tyre do të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin.  Sipas nja ankete të fundit, papunësia dhe korrupsioni janë ndër arsyet pse të rinjtë dëshirojnë të largohen nga vendi. Të dhënat u publikuan të premten nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.

Dëshira për të ndryshuar realitetin ku jetojnë i nxit të rinjtë shqiptarë që në 25 prill t`i drejtohen kutive të votimit.

Sipas një sondazhi të fundit, 58% e tyre do të marrin pjesë në zgjedhje duke shpresuar se përmes votës do të sigurojnë një të ardhme më të mirë.

“Për një ndryshim më të mirë për vendin, për të mirën e tij.”

Anketa e realizuar nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri  evidenton se 90% e tyre dëshirojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë dhe korrupsionit që ndeshin në arsim dhe sektorë të tjerë.

“Nëse më parë kemi pasur një shifër 79% më parë,c tani kemi një shifër 90% që duan të largohen për shkak të shpresës dhe besimit.”  

Gjetjet e anketës u prezantuan të premten në forumin për demokracinë, ku akademikë, gazetarë e analistë ndanë shqetësimet e tyre lidhur me faktorët që kërcënojnë demokracinë.

Altin Hazizaj: Jemi para një situata ku kemi keqqeverisje dhe nuk ka llogari dhënie.

Sonila Meço: Në një vend ku nuk ekziston kontrolli dhe balanca dhe drejtësia nuk vepron, unë shpresoj që kjo lloj demokracie që kemi ndërtuar të mos mbijetojë.   

Ngjarja paraprake

Xhumaja e parë e Ramazanit në Xhaminë Ajasofja falet nën masat e COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Ikona e Realit të Madridit, lamtumirë...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian