Të punësuarit në sektorin publik – përfituesit më të mëdhenj edhe në pandemi

Si po mbështetet rritja e dallimit mes shtresave të shoqërisë nga Fondi Pensional – Trusti dhe si po bëhet më atraktiv punësimi në sektorin publik dhe Shtetëror.

  1. Nëse e shohim kush janë përfituesit më të mirë nga Trusti del të jenë të punësuarit në Sektorin Shtetëror dhe Publik. Ata edhe kanë pagat më stabile, më të larta dhe të rregullta dhe të gjitha pagesat e kontributit janë reale.
  2. Përfituesit e tjerë nga ky fond janë të punësuarit në ndërmarrje private, siç janë Institucionet Financiare, Institucionet e shoqërive të Sigurimit. Edhe në kto raste është e njëjta formë e rregullësisë dhe vlerave të pagesave.
  3. Përfituesit tjerë janë nga sektori privat të cilët janë rentabil dhe të rregullt me pagesa dhe vlera të larta page.
  4. Përfituesit më të dëmtuar janë nga një pjesë e sektorit privat të ekonomive të vogla dhe të ekonomive me rentabilitet të ultë si dhe ata që kanë qenë pjesë e punësimit me pagesa alternative, ca në dorë ca në bankë dhe në fund ata të cilët kanë punuar në të zezën dhe janë punëtorë krahu të punes ditore. Ndërsa edhe më shumë të dëmtuar janë ata të cilët nuk janë fare në punë dhe me të ardhura sociale, që nënkutphet.

Pra, nëse shohim në kohë pandemie, sektori publik, shtetëror mbeten përfituesit më të mëdhenj. As që janë zvogëluar pagat e tyre e as që janë larguar nga puna, por ka raste të sektorit publik që edhe nëse nuk kanë arritur rezultate ekonomike, sërish kanë marrë paga të plota.

Duke analizuar këta shembuj, rezulton se politika ekonomike për rimëkëmbje nuk ka përfshirë qytetarët e kategorive që përveç Pandemisë, nuk kanë perfituar nga trusti. Andaj, kjo tregon se është më atraktive dhe e sigurt të jesh i punësuar në Institucione se sa në sektorin privat. Edhe këta shembuj argumentojnë si fakte, se edhe mbështetja e fundit e rrit dallimin në mes shtresave të shoqërisë dhe në dëm të sektorit privat.

Politika për Rimëkëmbje Ekonomike po përcakton qartë; vetëfinancohu, vetëkreditohu dhe vetëmohohu për shtetin.

Ngjarja paraprake

Falen 500 mijë raste penale të lidhura me marihuanën në Illinois

Ngjarja e ardhëshme

Biden, Trump fushatë në orët e fundit para zgjedhjeve kritike të Xhorxhias

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian