Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë, protesta për rritjen e rrogave

Të punësuarit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë protestojnë para godinës së “Nova Makedonija”, ku është vendosur selia e drejtorisë. Ata bllokuan udhëkryqin e bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”, duke kërkuar rritjen e pagave dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive.

“Kërkojmë 30% rritje të pagës dhe 50% të pagës mesatare për K-15. Do të thotë këto kërkesa kanë mbetur pa na u plotësuar. Sa është për momentin paga mesatare që e merr një i punësuar në drejtorinë tuaj? 18.000 denarë, të cilën na paguajnë nga muaji i kaluar, jo prej në muajit mars prej kur duhej të na e paguanin. Nuk na kanë paguar as K-15 për vitin 2020.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve në Librat Amë, Toni Milloshovski.

Punonjësit e drejtorisë për udhëheqjen e Librave Amë, ankohen për presion për më shumë se një muaj që të ndërpresin grevën.

“Prej drejtorisë sonë është presioni i parë se do të na heqin 40% prej rrogës. Edhe ajo na mungon, sepse e kemi shumë rrogën madhe. Do e kisha lutur drejtorin mos të ndodh kjo, por ta shpejtojmë procedurën ta gjejmë një zgjidhje e jo tu shkurtohet rroga të punësuarve të cilët janë edhe kreditë dhe nuk mund t’ia dalin sidomos në këtë situatë që jemi, por ta shpejtojmë procedurën të gjejmë zgjidhje që të lirohemi edhe ne edhe drejtorit edhe ministrit edhe qytetarët se kanë halle të mëdha.”,- theksoi Naser Xhemaili nga Sindikata e Punonjësve në Librat Amë.

Nëse nuk arrihet marrëveshje ata paralajmërojnë se javën e ardhshme do të bllokojnë edhe rrugë të tjera të Shkupit. Aktualisht ata shërbejnë vetëm qytetarët për raste urgjente për furnizim me certifikata të lindjes, vdekjes apo dokumente tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Prokuroria nisi me hetimet për shkaqet e zjarrit në Tetovë

Story i radhës

Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit në Tetovë

Të fundit nga