Bashkimi Demokratik për Integrim i ka reaguar koalicionit VLEN pasi këta të fundit thanë se, heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, është bërë nga udhëheqësit e kaluar. BDI tha se, këtë akuza janë të pabaza dhe të pavërteta dhe shtoi se, VLEN po shkatërron të gjitha të arriturat kombëtare, përcjell TV21.
“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen shqiptarët në vitet ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë.
Akuzat ndaj BDI dhe gjuetia politike e shtrigave nga vazalët e Vlen nuk e mbulojnë dot dështimin katastrofal në mbrojtje të të arriturave kombëtare.
Cënimi i gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, legjitimitetit zgjedhor, balanserit, turpërimi para Shqipërisë, Kosovës dhe në mes të Uashingtonit, ligji për branitella, janë rezultat i hyrjes në qeveri si humbës dhe si të preferuar të VMROsë.
Faktin e pamohueshëm që askush nuk i pyet për asgjë dhe janë të demaskuar si tërësisht të paaftë nuk mund t’ia faturojnë as BDIsë e as Frontit Europian Gjuhën shqipe e gjetet zyrtare, e larguat, flamurin kombëtar e gjetet zyrtar, e larguat edhe nga zyrat e juaja, administratorët i gjetët në punë, i larguat, balanserin e gjetet me 30% e bëtë 24%, të gjitha i zhbëtë!
Akuzat nga ana e humbësve, se tabelat në autostradën Shkup – Bllacë janë porositur nga udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, janë të pavërteta, të pabaza dhe spekulative.
Gjithashtu, ju informojmë se nga ana e udhëheqësisë së kaluar është përgatit edhe projekt për ndrimin e të gjitha shenjave të komunikacionit për autostrada për respektimin e gjuhës shqipe dhe është bërë zgjedhje e kompanisë për ndrimin e të gjitha shenjave por udhëheqësia aktuale ka ndërprerë procedurën që mund të shihet edhe në sistemin elektronik të prokurimeve publike”, tha BDI.
Burimi: tv21