Të moshuarit me Covid i shpërthen bombula e oksigjenit në banesë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e një të moshuari të prekur me Covid. 72 vjeçarit i ka shpërthyer bombula e oksigjenit që kishte marrë për t’a përdorur për lehtësimin e frymëmarrjes.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bulevardit Bajram Curri në Tiranë.

“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë”, njofton policia.

Ngjarja paraprake

Evropa duhet të bashkohet për ta mposhtur koronavirusin

Ngjarja e ardhëshme

Mickoski: Qeveria nuk është transparente me atë që po ndodh me Bullgarinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian