Të mirat e vrapimit gjatë dimrit

Rëniet e temperaturave e nxisin trupin të bëjë adaptime interesante: enët e gjakut dhe arteret ngushtohen, ndërkaq zemra dhe mushkëritë punojnë më shumë.

Një studim me kafshë nga Universiteti Verior i Arizonës ka zbuluar se ky fenomen ndihmon në zhvillimin e funksionit aerobik të muskujve, i cili nënkupton se njerëzit janë më të aftë të marrin më shumë oksigjen gjatë ushtrimeve fizike.

Subjektet testuese kishin përjetuar 34% rritje në konsumimin maksimal të oksigjenit (VO2 max) dhe një rritje të mahnitshme prej 29% në shpejtësi të vrapimit në distancë pas ekspozimit të qëndrueshëm në temperatura të ftohta.

Pra, kjo e bën dimrin dhe ushtrimet fizike në errësirën e mëngjesit t’ia vlejnë plotësisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Downing Street: Rusia tani ‘në këmbë të pasme’ në luftën në Ukrainë

Story i radhës

UEFA zyrtarizon formatin e ri për Ligën e Kombeve nga viti 2024!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish