Të mërkurën mësohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës

Të mërkurën luhen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në tri prej ndeshjeve favorite janë skuadrat mysafire, ndërsa në një favorizohet skuadra vendase.

Fituesja në fuqi e Kupës së Republikës, Besa Famgas, luan si mysafire e Prizrenit, nga ora 18:30. Besa është favorite absolute për të kaluar në gjysmëfinale.

Prishtina luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit nga ora 19:30 dhe po ashtu vlerësohet se është më afër gjysmëfinales. Kastrioti luan në Drenas ndaj Drenicës, nga ora 19:00 dhe pritjet janë që të avancojë.

Skuadra e vetme vendase që llogaritet favorite është Trepça. Mitrovicasit takohen me Vushtrrinë nga ora 18:00.

Ngjarja paraprake

Dështon seanca gjyqësore ndaj kryetarit të FFK-së, ja arsyeja

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Paga mesatare po rritet në vazhdimësi, rritje prej 732 denarë për një vit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian