Te Man City besojnë

Manchester City raportohet se po bëhet gjithnjë e më i sigurt për të fituar garën për të siguruar shërbimet e Jude Bellingham sezonin e ardhshëm.

Mesfushori anglez pritet të largohet nga Borussia Dortmundi në verën e ardhshme, pasi ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Manchester United dhe Chelsea vazhdojnë të jenë të interesuara, por besohet se Real Madrid dhe Liverpooli janë duke kryesuar garën për transferimin e tij.

Megjithatë, sipas “The Sun”, te Man City besojnë se ata janë në një pozicion të fortë për të nënshkruar me Bellinghamin.

Sipas mediumit britanik, “Qytetarët” kanë besim se prania e Pep Guardiolas në “Etihad Stadium” do ta bindë 19-vjeçarin që të kalojë te kampionët e Anglisë.

Jude Bellingham me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Sipas “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 110 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Orteku në Austri shkakton vdekjen e dhjetë personave

Story i radhës

Ndoka: Basha bën thirrje për paqe, por ai e shkërmoqi atë

Të fundit nga