“Të lutem na fal”, statuja e Bill Clinton në Prishtinë në gjëndje të mjerueshme (FOTO LAJM)

Statuja e një prej figurave kryesore që bënë të mundur çlirimin e Kosovës nga Serbia, padyshim që është ajo e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

E vendosur kryeqytin e Kosovës, Prishtinë, ajo ka përfunuar në një gjëndje të mjerueshme si shkak i mirëmbajtjes jo të duhur.

Sipas pamjeve të shpërndara statua e ish-presidentit amerikan është e ndotur dhe askush nuk e ka marrë mundimin për ta pastruar.

Fotografitë e shtatores së Clintoniit, janë shpërndarë nga “Vrojtuesit e Lagjes”, përmes një postimi në Facebook.

“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira”, thuhet në postimin e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndotet shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

Story i radhës

​Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, shkurtohet rruga drejt Sarandës

Të fundit nga