Te Kukësi kërkohet urgjent kthesa

Kukësi i dekadës së fundit ka qenë një ekip që i ka dhënë tonin Superiores. Skuadra e presidentit Safet Gjici ka qenë në zonën e titullit, e madje duke bërë histori me trofetë e fituar apo kalimin e turve disa herë në Europë…

Por po bëjnë një sezon për t’u harruar në kampionatin e sivjetshëm. Gjici duket se nuk duron dot më, e për më teper që ka investuar shumë edhe këtë vit për synime madhore…

Ibraimi dhe Baravikas janë të grumbulluar nga kombëtaret e tyre, ndërsa Bytyçi, Dragoshi dhe Tafa janë grumbulluar nga Kombëtarja jonë Shpresa, shkruan vipsport.

Kujtojmë që pak ditë më parë, nga ekipi është larguar Matheus Leira e pritet që në fund të sezonit të ketë largime të tjera.

Një ndër ta është dhe Vesel Limaj, i cili ka bërë kërkesën për të ikur nga Kukësi. Që prej janarit, ai nuk ka pranuar të firmosë kontratën e re e për këtë shkak ka humbur edhe besimin e drejtuesve, duke e nxjerrë jashtë planeve të tyre, nisur edhe nga politikat që ka klubi…

Ngjarja paraprake

Kryemadhi nga Divjaka: Detyrimet e mia morale e politike do të jenë shumë të mëdha

Ngjarja e ardhëshme

Lutfi Haziri: 2020-ta ishte vit i vështirë shkaku i pandemisë, humbën njerëz e vende pune

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian