Te Juventusi nuk ka COVID-19, lojtarët të lirë të dalin nga karantina

Juventusi është liruar nga karantina pasi seria e testeve për COVID-19 janë kthyen negativisht.

Shumica e lojtarëve Bianconerë ishte vendosur në vetizolim në “J Hotel” që nga 3 tetori, kur dy anëtar të klubit dolën pozitivë

Klubi ka lëshuar një deklaratë këtë mbrëmje ku konfirmon se testet janë kthyer si negative për periudhën e kërkuar, kështu që tani janë të lirë të largohen nga vetë-izolimi.

Gianluigi Buffon dhe Merih Demiral kishin shkuar në shtëpi duke dal nga karantina, ndërsa Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo ishin larguar nga Torino për detyrat me kombëtare.

Këtë mbrëmje, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë lejuar të bashkohen me skuadrën e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë dhe Holandës në 11 dhe 14 tetor.

Ata do të vazhdojnë të testohen rregullisht nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. 

Ngjarja paraprake

Rusia evakuon mijëra njerëz nga shpërthimi i municioneve

Ngjarja e ardhëshme

Tërmet me magnitudë 4.9, epiqendra 27 km nga Durrësi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian