Të investohet në programe të leximit në shkolla fillore në Kosovë

Fëmijët kanë të drejtë të kuptojnë atë që lexojnë si mundësi për të zhvilluar mendimin kritik, potencialin e plotë të tyre dhe për të ruajtur vlerat demokratike në shoqëri.

Sot në Kosovë ekzistojnë dallime në dokumentet shtetërore lidhur me rëndësinë e leximit. Kurrikula bërthamë për arsimin parauniversitar e thekson rëndësinë e leximit si rezultat mësimor, ndërkohë që dokumenti që ka për qëllim të drejtojë zhvillimin e sektorit të arsimit, përkatësisht Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021 varfërisht e përmend leximin. Kjo përcillet me alokim të ulët të fondeve të dedikuara për lexim dhe biblioteka. Poashtu, rezultatet e PISAs të vitit 2018 tregojnë se në fushën e lexim-kuptimit, Kosova shënoi 353 pikë, më pak se mesatarja e OECD-së (487), – përmirësim i vogël karshi rezultateteve të PISAs të vitit 2015, te cilat njëashtu theksuan se nxënësit kosovarë janë pesë vite prapa mesatares së OECD-së në lexim.

Bazuar nga këto fakte, Organizata The Library Project Kosova (TLPK) nisi intervenimin e saj në vitin 2017, dhe deri më sot ka arritë të bashkëpunojë me rreth 35 shkolla fillore në 9 komuna të Kosovës.  Vetëm në vitin 2020, ora e leximit u zbatua edhe në 20 shkolla fillore në kuadër të bashkëpunimit mes TLPK, ETEA dhe GIZ në Kosovë. Deri më sot më shumë se 3,000 nxënës përfitues të programit të orës së leximit kanë dëshmuar se ata e duan leximin ,por nuk e kishin mjedisin dhe mbështetjen e duhur në shkollë.

Çfarë funksionoi?
Ne kemi intervenuar përmes programit tonë, që bazohet në furnizimin e shkollave me literaturë të duhur dhe të mbështetur në vlerësime ndërkombëtare, përmes konceptit të bibliotekës qarkulluese. Kjo ka mundësuar zbatimin e Orës së leximit, gjatë së cilës nxënësit kyçen në lexim të përbashkët të të njejtit libër në klasë dhe marrin pjesë në diskutime dhe analizë të librit. Njëkohësisht, kemi
rritur kapacitetet e mësimdhënësve në fushën e lexim-kuptimit, përmes programit trajnues për strategjitë e lexim-kuptimit që kemi hartuar bashkë me ekspertë ndërkombëtarë.

Kërkesë

Prandaj, ne nga organizata The Library Project Kosova bashkë me anëtarët nënshkrues, i kërkojmë Qeverisë se Republikës së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që:

1) Të ndahen mjete financiare, rregullisht, për të furnizuar bibliotekat e qytetit dhe të shkollave me literaturë përkatëse për fëmijë.

2) Të shtohet Ora e Leximit si orë e veçantë në kuadër të planprogramit të lëndës së gjuhës shqipe.

3) Të investohet në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve, lidhur me shkencën e lexim-kuptimit.

Ngjarja paraprake

Rama apel kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka vend në Aeroport

Ngjarja e ardhëshme

Gati oferta marramendëse për Conten

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian