Të infektuarit e ri me Kovid-19 në Strumicë prej grupeve dhe moshave të ndryshme

Strumicë, 3 tetor 2020 (MIA) – Në Strumicë sot janë regjistruar rekord 21 raste të reja të Kovid-19, përkatësisht 25 gjithsej me katër raste të reja në komunën e Vallandovës, e cila është pjesë e Qendrës së Shëndetit Publik të Strumicës.

Sipas drejtorit të kësaj qendre, Petre Vitanov, numri ditor dyshifror i njerëzve të sapo infektuar është për shkak të mosrespektimit të rregulloreve dhe protokolleve.

“Nëse deri para dhjetë ditësh kishim sëmundje nga grupe të njohura, nuk është më kështu. Njerëzit e sapo infektuar janë të moshave të ndryshme dhe nga grupe të ndryshme. Unë ju bëj thirrje që t’i përmbaheni rregullave, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje të ndalojmë përhapjen e virusit. Nevojitet një vetëdije më e madhe nga qytetarët, sepse me numra të tillë ne mund arrijmë të mos jemi në gjendje të kontrollojmë përhapjen e virusit”, tha drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov.

Kapacitetet e Repartit të Sëmundjeve Infektive në spitalin e Strumicës për pranimin e pacientëve kanë qenë të plota për dhjetë ditë, dhe menaxhmenti i spitalit njofton se nga e hëna duhet të pajisen ambulancat kirurgjikale, ku duhet të vendosen 15 shtretër për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.

Në Strumicë deri tani janë regjistruar gjithsej 293 të infektuar, nga të cilët aktiv janë 178 persona. rt/sn/

Ngjarja paraprake

Turqia kundërshton armëpushimin “sipërfaqësor” mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Ngjarja e ardhëshme

​Zhvillohet turneu i boksit “Lah Nimani” në Prishtinë

të fundit nga