Të hënën zyrtarizon partinë, Murrizi zbulon hapur kriterin: Këta persona nuk do të pranohen!

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se të hënën do të zyrtarizojë Lëvizjen Demokratike Shqiptare. Murrizi ka zbuluar se kriteri i tij është që në partinë që po krijon të mos pranohen ish-spiunë.

“Deri më tani janë 5138 firmëtarë që kanë firmosur për të legalizuar partinë. Pastaj tjerët do të jenë rrugës por do të kenë kriter të mos pranojnë, ish-spiunë dhe të tjerë që vijnë nga drejtësia. Do shkoj me një ekip 140 vetësh në zgjedhjet e 25 prillit. Unë kërkoj votën e atyre shqiptarëve që kanë shpirt rebeli”, u shpreh ai në TvT.

Teksa u pyet për ndryshimet kushtetuese që pritet të votohen të hënën në Parlament, deputeti deklaroi se do shikojë më parë se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca.

“Do të shikoj se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca. Dy amandamente janë rrezikuar në Komisionin e Ligjeve. Një është për shpërndarjen e mandateve. Nuk ndalohet asnjë subjekt politik ta ketë 100% listën e hapur. 5 qershori për disa muaj në Shqipëri është kthyer më i shenjtë se 28 nëntori, për disa biro politikanë. E dyta është që numëruesit të mos jenë politikë, sepse kandidatët nuk do të jetë të qetë”, theksoi ai.

Ngjarja paraprake

Rastet e koronavirusit në Britani rriten ndjeshëm në një nivel rekord

Ngjarja e ardhëshme

Shkarkoi trajnerin, Schalke vazhdon me humbje turpëruese

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian