Të hënën konferencë për shtyp, Sylvinho do të flasë për listën e lojtarëve të grumbulluar

Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për shtyp ditën e hënë ku do të flasë për listën e lojtarëve që ka grumbulluar, si dhe për dy ndeshjet që e presin Kombëtaren shqiptare këtë muaj, atë kundër Moldavisë në “Air Albania” më 17 qershor dhe tri ditë më vonë në Ishujt Faroe.

Këtë herë ishte risi për publikimin e listës, pasi ajo u bë shumë kohë para grumbullimit dhe jo në ditët e fundit, por gjithashtu bie në sy se në ndryshim nga ndeshja me Poloninë, janë shtuar katër lojtarë, gjithsej 27. Kjo edhe për faktin se organika duhet të jetë më e gjerë, sepse janë dy dhe jo një ndeshje.

Duke qenë se kjo është hera e dytë që Sylvinho zgjedh lojtarët që do t’i besojë këto dy ndeshje, në pamundësi për të grumbulluar kanë qenë vetëm Armando Broja dhe Marash Kumbulla, të dy të dëmtuar. Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve që 49-vjeçari ka bërë, bie në sy lënia e disa emrave jashtë.

Odise Roshi dhe Endri Çekiçi, të cilët kanë qenë pjesë e rregullt e ekipit kombëtar, nuk janë preferuar nga braziliani. Gjithashtu jashtë kanë mbetur edhe Ermir Lenjani, Jon Mersinaj, Lindon Selahi, me këta dy të fundit që ishin në muajin mars. Edhe Xhakomo Vrioni e Arbnor Muçolli, të cilët u preferuan nga Edi Reja në disa ndeshje, nuk janë marrë parasysh nga Sylvinho.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndeshja e barazhit, Ferizaj përballet me Lirinë

Story i radhës

Lazar Elenovski: Kryeministri konsensual i qeverisë teknike, do të jetë Artan Grubi

Të fundit nga