te henen dalin serish para gjykates ish kreret e uck se 6795763bcc82a

Të hënën dalin sërish para gjykatës ish-krerët e UÇK-së

January 26, 2025
1 minut lexim

Të hënën do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë, për të vijuar seancat më pas edhe tri ditë radhazi.

Të enjten që lëmë pas, dëshminë e përfundoi dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.

Përpara tij po dëshmonte patologu i mjekësisë ligjore, John Clarke.

Në seancën ndaj krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Jakup Krasniqit e pyeti dëshmitarin nëse e dinte se njëri nga patologët ishte dëshmitar në rastin ndaj Millosheviqit.

“Doktor Clarke, a e dini ju që Stadica Dorbricanin ka qenë dëshmitar i mbrojtjes për gjykimin e Millosheviqit në TPNJ dhe madje ka qenë dëshmitar fakti në mbrojtjen e Millosheviqit për masakrën e Reçakut që besoj se e njihni, a e dini ju këtë?”, pyeti Shyamala Alagendra, avokate e Jakup Krasniqit dëshmitarin.

“Jo, nuk e dija këtë”, u përgjigj dëshmitari.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

diskutohet rikthimi i sherbimit te detyruar ushtarak ne shqiperi 67956cd990eeb
Story i mëparshëm

Diskutohet rikthimi i shërbimit të detyruar ushtarak në Shqipëri

khabib habit me deklarate pas fitores se usmanit 679579f82348a
Story i radhës

Khabib habit me deklaratë pas fitores së Usmanit

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan
ShkoLartë