Të gjithë tifozët që do të hyjnë në stadium…

NBA u ka dërguar një memo informuese të gjitha skuadrave tëNBA-së, për mënyrën se si do të nisë sezoni i ri 2020-2021, që këtë herë do të zhvillohet si zakonisht dhe jo me sistem grumbullimi, siç u mbyll sezoni i fundit.

Në këtë memo, NBA sqaron skuadrat se mund të lejohen tifozët të vijnë në stadium dhe numri i tyre do të jetë në varësi të kapacitetit të stadiumit (15-20 deri 50% të kapacitetit).

Distanca e tyre nga fusha do të jetë të paktën 30 hapa larg.

Tifozët që dëshirojnë të vijnë në stadium dueht të kenë kryer një test anti-Covid të paktën 48 orë para ndeshjes. Jo vetëm kaq, por ata duhet të kryejnë një test të shpejtë ditën e ndeshjes. Natyrisht që fansat do të mbajnë maskë në stadium dhe do të ruajnë distancimin social.

Ngjarja paraprake

Dy vjedhës serik nga Shkupi vepronin në rajonin e Gostivarit

Ngjarja e ardhëshme

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit, do të diskutohet gjendja me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian