te gjithe kthejne koken ne kritikat e kop osmani thote se nuk ka ndikim politik ndaj gjyqesorit kovacevski nuk e di se kush kryen presion 659ffd5e48fd7

Të gjithë kthejnë kokën në kritikat e Kop! Osmani thotë se nuk ka ndikim politik ndaj gjyqësorit, Kovaçevski nuk e di se kush kryen presion

January 11, 2024
min lexim

Ambasadori holandez, Dirk Jan Kop, i cili drejtpërdrejtë dhe në formë të hapur ia dha porosinë njeriut të parë të BDI-së, Ali Ahmetit, vlerëson se ka rënie në sundimin e së drejtësi si dhe përzierje të palejueshme në punën e Gjykatës Supreme, vetëm konfirmuan atë që ai në periudhën e fundit tregonte. Porosinë e transmetoi në faqen e Facebook-ut të ambasadës ku e bëri TAG edhe faqen e BDI-së.

“Ambasadori Dirk Jan Kop u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ia dërgoi porosinë se pas dy viteve rënie në sundimin e së drejtës, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik. Gjithashtu është i papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetarit të Gjykatës Supreme dhe do të ketë reagim të fortë nga Holanda”, thonë nga Ambasada e Holandës.

Por, a e kuptuan integristët porosinë? Ministri për punë të jashtme dhe njëkohësisht zëdhënës i BDI-së Bujar Osmani, u mundua ta relativizojë kritikën dhe tha se ai me këtë vetëm ka dashur të zvogëlojë presionin për anëtarësim në BE dhe se deklarata nuk është kritikë por përplasje e koncepteve. Sipas Osmanit nuk ka ndikim politik ndaj gjyqësorit por ndikim nga oligarkët.

“Ai mendon se ne mundemi të arrijmë standard europian për sundimin e së drejtës pa negociata me BE. Nga njëra anë, dikush këtë po e sheh si kompliment, ndërsa dikush tjetër si ulje të presionit për zgjerimin e BE-së. Qëndrimi se ka ndikim politik në gjyqësor nga ana jonë, mendojmë se më shumë ka ndikim nga ana e oligarkëve në pika kritike në shtet që janë më të rrezikshme, se sa presion politik”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Por përveç Osmanit, siç duket porosia nuk e preku as kryeministrin. Kovaçevski thotë se është në rregull qëndrimi i ambasadorit Kop, por nëse ka presion, duhet të tregohet me emër dhe mbiemër.

“Nëse dikush ka qenë nën presion prej dikujt, atë duhet ta tregojë me emër dhe mbiemër. Nuk mund që një ambasador, mendoj, në rregull është qëndrimi i ambasadorit, megjithatë, mendoj se nëse ka presion, ai duhet të tregojë me emër dhe mbiemër”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, krymeinistër.

Sipas Mickoskit, ambasadori i Holandës Kop e ka thënë atë që VMRO-DPMNE e flet me vite.

“Ambasadori i Holandës e përsëriti atë që ne e flasim me vite, se nuk sundon e drejta, se kemi gjyqësor parazit, se ushtrohen presione ndaj gjykatësve, se zgjidhen gjykatës partiak edhe në Këshillin gjyqësor,  po ashtu edhe prokurorë, tani kemi përsëri një shpallje ku ushtrohen presione që të zgjidhen gjykatës dhe prokurorë të rinj”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në adresën e BDI-së po vijnë kritika edhe nga BE-ja, edhe nga ambasadorja e SHBA-ve dhe ajo u bë pengesa kryesore për integrimin e vendit në BE, tha Izet Mexhiti nga LEN.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadori i Holandës, Kop të dërgojë kritika në mënyrë të drejtpërdrejtë për gjendjen në gjyqësor, ndërsa në maj të vitit të kaluar pasi ndodhën skandalet në Këshillin gjyqësor, e vendosi në pauzë projektin për financimin e punës së këshillit.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

cka jane raketa anti tank fgm 148 javelin te cilat kosova do ti bleje nga shba ja 659ffd232cf72
Story i mëparshëm

Çka janë raketa anti-tank FGM-148 “Javelin”, të cilat Kosova do t’i blejë nga SHBA-ja

vrasja e 2 vjecares nga babai keto jane detajet 659ffe55f177b
Story i radhës

Vrasja e 2-vjeçares nga babai – Këto janë detajet

Të fundit nga

ShkoLartë