te gjitha sherbimet e komunikimit ne gaza do te nderpriten nga e enjtja paralajmeron ministri palestinez 6550dae437059

Të gjitha shërbimet e komunikimit në Gaza do të ndërpriten nga e enjtja, paralajmëron ministri palestinez

November 12, 2023
1 minut lexim

Ministri palestinez i Komunikimeve, Ishak Sidr, tha sot se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit do të ndalojnë në Rripin e Gazës nga e enjtja për shkak të shterimit të karburantit, transmeton Anadolu.

Gjatë një konference për shtyp, ministri tha se mungesa e shërbimeve të komunikimit do të “thellojë katastrofën humanitare”, raporton agjencia zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.

Kjo do të ndikojë në komunikimet midis Mbrojtjes Civile, Gjysmëhënës së Kuqe dhe organizatave të tjera humanitare, shtoi ai, duke vënë në dukje se “kjo do të thotë humbje e shumë jetëve”.

Duke i quajtur “këto veprime shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, Sidr u bëri thirrje “të gjitha institucioneve ndërkombëtare, Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit në veçanti, UNRWA-së, Gjysmëhënës së Kuqe Arabe, Kryqit të Kuq, organeve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile që të ndërhyjnë menjëherë në mënyrë që të sillet karburant në Rripin e Gazës”.

Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës – duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe objektet fetare – që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.100 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra. Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare.





MARKETING

RENT A CAR

despotovski maqedonia nuk eshte me vend i fuqise se lire punetore prioritet jane vendet e punes qe paguajne mire me cka do ti mbajme femijet ne shtepi 6550d9f297759
Story i mëparshëm

Despotovski: Maqedonia nuk është më vend i fuqisë së lirë punëtore! Prioritet janë vendet e punës që paguajnë mirë, me çka do t’i mbajmë fëmijët në shtëpi

rama ndan pamjet nga gramshi do tju sherbejme qytetareve ne cdo cep te vendit 6550db8e9552f
Story i radhës

Rama ndan pamjet nga Gramshi: Do t’ju shërbejmë qytetarëve në çdo cep të vendit

Të fundit nga

ShkoLartë