Të gjitha partitë ia bëjnë “accept” ftesës së SHBA-së për diskutim rreth Asociacionit

Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare do të marrin pjesë në diskutimin e organizuar për çështjen e Asociacionit, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kështu merr vesh klani nga burimet e veta, teksa në këtë takim janë ftuar po ashtu edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës por edhe të shoqërisë civile.

Kujtojmë që më 23 janar të këtij viti, u bë e ditur që ambasada amerikane, u ka bërë ftesë të gjithë faktorëve politikë në vend për një organizim të tillë për të diskutuar rreth Asociacionit i cili mbetet akoma një kriter për përmbushje nga pala kosovare sipas marrëveshjes së Brukselit.

Diskutimi është paraparë të mbahet më 31 janar.

Story i mëparshëm

LastPass thotë se kopjet rezervë të fjalëkalimeve të përdoruesve janë vjedhur

Story i radhës

Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, të paktën dy të vdekur

Të fundit nga