Të gjitha kompanitë që mund, të paguajnë regres për pushim vjetor, bën apel UZaevi

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaevi sot u bëri apel kompanive që kanë mundësi, dhe madje edhe ata që tregojnë humbje të paguajnë regres për pushim vjetor.

“Ne jemi Qeveri për punëtorët dhe edhe një herë bëj apel secila kompani e cila ka mundësi, madje edhe ato të cilat tregojnë humbje të paguajnë regres për pushim vjetor gjegjësisht K15 e famshme për shkak se punëtorët definitivisht  janë një e mirë e qëndrueshme edhe për kompanitë edhe për shtetin. Edhe një herë Ligji edhe marrëveshjet kolektive rregullojnë se kur kompanitë tregojnë humbje atëherë detyrimi i tyre bie, por kemi kompani që sivjet do të tregojnë humbje, por kanë edhe fitim të akumuluar mirë nga vitet paraprake ose e dinë se menjëherë humbja për vitin 2020 ka potencial serioz të mbulohet në vitin 2021”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me ndihmës sekretarin shtetëror për energjetikë të SHBA-së, Francis Fanon në Qeveri.

Punëtorët, siç tha, janë kapitali më i rëndësishëm edhe në kompanitë edhe në shtet dhe beson se kujdesi për të ardhura më të larta të punëtorëve e rrit fuqinë e konsumit dhe për prodhimet apo shërbimet e kompanive.

“Për këtë edhe Qeveria ka zhvilluar një lepezë të masave si ta përforcojë konsumin privat të lëshojë më shumë para jo vetëm përmes karteleve blerëse që i japim, por përmes ndihmës së kompanive për shkak të pagave dhe stabilitetit të pagave, por edhe të gjitha masat e tjera që i zhvillojmë sepse jo vetëm që ju duhet ndihmë qytetarëve, por edhe ata janë edhe punëtorë në shtet, por edhe duhet ndihmë e përgjithshme të ekonomisë sonë që mundemi në një mënyrë shumë të mirë ta rrisim përmes konsumit të përforcuar privat”, theksoi Zaevi. ar/

Ngjarja paraprake

Postimet e grupeve publike të Facebook do të shfaqen edhe tek ata që nuk janë pjesë e tyre

Ngjarja e ardhëshme

Shpërthimi në Bejrut: Interpol-it i kërkohet të arrestojë kapitenin dhe pronarin e anijes

të fundit nga