Të gjitha gjykatat duhet ta ndjekin shembullin e Gjykatës së Pejës

Ta dënojnë secilin kryetar komune, anëtar komisioni, apo këdo tjetër që shkel Ligjin e punës dhe të drejtat e secilit konkurrues, apo punëtor.
Prona e shtetit nuk është pronë private as e kryetarëve, as zhvatësve partiakë e politikë, është vetëm e qytetarëve.

Ku po qëllojnë gjithherë më të suksesshëm fëmijët e tyre, nipërit e mbesat e tyre, fëmijët e zyrtarëve të institucioneve, të funksionerëve politikë, etj., pse kurrë nuk qëlloi i ditur a i suksesshëm një që nuk pati dikë brenda kupolës së institucioneve apo kupolës së grupacioneve politike që luajnë me matematikën e interesit dhe përfitimit.

Drejtoritë e Arsimit janë shndërruar në fabrika të punësimit me e pa konkurse, me e pa kritere. Dert i madh nëse dëmtohen fëmijët dhe e ardhmja e tyre, e ardhmja e vendit. Me rëndësi është të punësohen kuadro që shndërrohen në votë dhe vota pastaj në pushtet.

Edhe në shëndetësi i kanë futur hundët thua se aty është autoservis veturash dhe dert i madh nëse i bën mirë puna apo shërbimi dikujt, me rëndësi ta punësojnë dikë të vetin. Dhe harrojnë që nga shërbimi i ofruar joprofesional rrezikohet jeta e pacientit.

Shembulli i kësaj gjykate dje, përbën akt heroik ligjor, që ndoshta do të shërbejë për të mirë. Është edhe sinjal që “lemza dhe kolla” i “ngucë” këdo, pa përjashtim.

Ka shumë të rinj që janë shkel për bindje politike, ose që kanë menduar ndryshe dhe kanë përfunduar në raste sociale me diploma universitare. Këta janë fëmijë të dikujt, nipër të dikujt, vëllezër e motra të dikujt dhe mbetën pa punë sepse nuk qenë tuajt.

Sa për dijeninë tuaj, shumë kandidatë që në intervistat e famshme dolën të fundit në lista, me pak ose hiç poena, sepse i shkelët e i shkatërruat idiotisht, hulumtoni sot për ta, i gjeni në spitale me renome ndërkomëtare në Gjermani dhe janë shembull. Dhe matne kaçikun e shëndetësisë këtu me kaçikun e shëndetësisë atje.

Gjykatësit e tillë vërtet duhet nderuar dhe lavdëruar, dekoruar, madje edhe ngritur në detyrë, sepse nuk shkelin as betimin para ligjit dhe as nuk tregojnë mëshirë ndaj shkelësve të ligjit.

Ngjarja paraprake

Irani do t’i kompensojë me nga 150 mijë dollarë familjet e viktimave të aeroplanit që e rrëzoi

Ngjarja e ardhëshme

Shkenca zbulon se pse disa njerëz dehen më shpejt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian