Të famshmit që bënë bamirësi gjatë periudhës së pandemisë

Shumë fytyra publike dhuruan ndihma për personat e prekur nga pandemia.

Përveç faktit që këta njerëz gëzojnë famë dhe para, ata gjithashtu e kuptojnë rëndësinë e tyre në këto kohë.

Të jesh me fat e të kesh një zemër të madhe është diçka që mund ta përdorim për të ndryshuar jetën e dikujt dhe pikërisht kjo gjë u bë nga të famshmit shqiptar në mënyra të ndryshme vitin qe po e lëmë pas.

Ja të famshmit zemërgjerë që nuk ngurruan t`ua shtrinin dorën atyre në nevojë:

Dua Lipa

Me anë të një njofitmi, Dua bëri të ditur se bashkë me Mark Ronson do të organizonte performancë.

Paratë të cilat u dhuruan nga publiku shkuan për Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19 dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Labinot Tahiri

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri po e vazhdon luftën dhe përpjekjet për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë edhe në këtë kohë pandemie.

Ai gjatë tërë kësaj kohe ka dhuruar qindra ndihma me anë të fondacionit të tij “Labinot Tahiri”, teksa së fundmi ai bleu edhe aparatura oksigjeni, të cilat i dhuroi në spitale ku po shërohen të prekurit nga virusi.

Oriola Marashi

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi kishte vendosur të bëhet kreative me mënyrën se si do të dhurojë ndihma për familjet e prekura nga pandemia

Ajo ka publikuar  disa piktura të realizuara nga vetë ajo ku modelja planifikon që t’i nxjerrë në shitje, ndërsa paratë t’i dhurojë për bamirësi.

Rita Ora

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora më 18 prill performoi me moton “Një botë: së bashku në shtëpi”

Këngëtarja bëri të ditur se performancat e tyre bëhen në mënyrë që ta falënderojnë stafin mjekësor për punën që po e bën këto ditë si dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.

Sinan Hoxha

Sinan Hoxha dhuroi të holla për fondacionin e Labiniot Tahirit.

Labinot Tahiri zbuloi se këtë kohë pandemie Sinan Hoxha ka kontribuar në këtë kauz duke dhuruar 1 mijë euro.

Dafina Zeqiri

E këtë gjë, artistja po e bën sërish, teksa përmes disa postimeve në rrjete sociale, bën thirrje tek të gjithë që t’i bashkohen nismës për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë nga probleme të mëdha financiare, të shkaktuara nga kriza që e solli pandemia COVID-19.

Ajo në profilin e Instagramit publikoi mënyrën si mund te dhurojmë ndihma për 720 familje dhe 2000 fëmijë.

Capital T

Reperi i njohur shqiptar Capital T erdhi me një ide mjaft interesante për të mbledhur të holla të cilat do t`i dhuronte për bamirësi.

Ai përmes rrjeteve sociale njoftoi të gjithë se atletet personale do i sjellë në ankand publik dhe të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për bamirësi.

Këto ndihma sigurisht se i bënë të lumtur njerëzit në nevojë kur ata nuk harruan t`i falënderonin artistët zemërgjerë.

Ngjarja paraprake

Rrëfehet personi i cili fluturoi nga Afrika në Londër i fshehur te rrotat e aeroplanit

Ngjarja e ardhëshme

Eleminatoret e Botërorit, Duka pa frikë: Mund të fitojmë edhe ndaj Anglisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian