Të drejta, kaçurela, me onde? Ja sa herë duhet t’i presësh flokët, sipas llojit që ke

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kujdesni për flokët sipas llojit që ato janë!

Nëse i prisni flokët shumë shpesh, kjo mund t’ju parandalojë që ato të rriten, shkruan “BrightSide”.

Nëse shkurtoni majat tuaja shumë rrallë flokët  mund të kthehen në “kashtë”.

Por sa shpesh është “shpesh” dhe sa rrallë është “e rrallë”? Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kujdesni për flokët sipas llojit që ato janë!

Flokët kaçurrela: Ky lloj i flokëve në fakt mund të presë para se t’i shkurtoni. Nëse doni t’i lini flokët të rriten, atëherë shkurtojini çdo 6 muaj. Por nëse doni të mbani gjatësinë dhe stilin tuaj, shkurtojini ato çdo 3 muaj.

Flokët e drejtë ose me onde: Flokët e hollë, në të shumtën e rasteve, mund të jenë të lodhshëm për tu mbajtur të shëndetshëm. Në të vërtetë, ju mund të vazhdoni me javë të tëra duke menduar se ato janë të shëndetshëm dhe krej papritur të shihni një ditë që ato janë dëmtuar. Çelësi për të pasur flokë të      drejta ose me onde të mirëmbajtura është që shpesh t’i prisni shumë pak.  Për rezultate më të mira, bëni një rregullim një herë në 10 javë ose 3 muaj për të mbajtur flokët tuaj të nën kontroll.

Flokët e dendur: nuk kanë nevojë për prerje flokësh për një kohë më të gjatë. Mund të bëni një prerje flokësh çdo 6 muaj për të parandaluar dëmtimin e tyre.

Flokët e dëmtuar nga lyerja ose krehja e përditshme: Nëse flokët tuaj janë të prirur për tu djegur se i krihni shpesh, ose i lyeni rregullisht, është më mirë t’i shkurtoni një herë në 8 javë (6-12 javë). Kjo do të ndihmojë flokët tuaj të qëndrojnë më të shëndetshëm. 

Ngjarja paraprake

Londër, policia ndërhyn ndaj ceremonisë përkujtimore për gruan e vrarë nga një polic

Ngjarja e ardhëshme

Rama për incidentin në Elbasan: Turmë ulëritëse si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli ishte fshehur mes tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian