Të dielën fillon llogaritja dimërore e kohës

Sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, gjegjësisht koha në orën tre do të llogaritet si ora dy.

Përveç vendit tonë, llogaritjen dimërore të kohës do ta ndërrojnë edhe një pjesë e madhe e kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.

Parlamenti Evropian vitin e kaluar kishte përkrahur propozim-direktivën, me të cilën në vitin 2021 në nivel të BE-së duhet të shfuqizohet zhvendosja e kohës, kurse vendeve anëtare u është lënë të vnedosin nëse do të përcaktohen për llogaritjeb verore apo dimërore të kohës.

Ngjarja paraprake

Arrestohet palestinezi që i vuri flakën xhamisë në Magurë të Lipjanit

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Sot bisedova me Aliyev. Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim

të fundit nga