Të dielën fillojnë aplikimet për bursat ndërkombëtare për studime në Turqi

Aplikimet për programin e bursave të ofruara nga Presidenca e Turqisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) për studentët ndërkombëtarë do të fillojnë të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi i Bursave të Turqisë (Turkiye Bursları) ofron një sërë programesh për studime universitare, pasuniversitare, kërkimore dhe mundësi për mësim të gjuhës në universitetet më prestigjioze në Turqi për studentë dhe studiues ndërkombëtarë.

Aplikimet do të jenë të hapura në internet në faqen www.turkiyeburslari.gov dhe do të vazhdojnë deri më 20 shkurt.

Bursa ka për qëllim të ndërtojë një rrjet udhëheqësish të ardhshëm të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis komuniteteve.



.. .

Ngjarja paraprake

Vedat Muriqi shënon 3 gola me Lazion

Ngjarja e ardhëshme

​Klopp deklarohet para ndeshjes me Aston Villan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian